Studimi zbulon se foshnjat që ushqehen me qumësht gjiri mbi një vit kanë pikët më të larta në testet e të menduarit në adoleshencë

- in Lifestyle

Foshnjat që ushqehen me gji për më gjatë janë mendimtarë më të mirë si adoleshent, sugjeron hulumtimi.

Një studim i më shumë se 7800 fëmijëve britanikë shqyrtoi ata që kishin qumështin e gjirit për më pak se dy muaj, dy deri në katër muaj, katër deri në gjashtë muaj ose më shumë se një vit.

Studimi, nga ekspertët e Universitetit të Oksfordit, tha se diferencat në pikë ishin ekuivalente me tre pikë IQ.

Ushqyerja me gji lidhej me një rritje ‘modeste’ të inteligjencës së fëmijëve edhe kur inteligjenca e nënës së tyre dhe rrethanat e tyre socio-ekonomike u morën parasysh.

Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon nënat që të ushqejnë ekskluzivisht me gji fëmijën e tyre për të paktën gjashtë muaj.  /Telegrafi/