Ky është i dyshuari që ia mori 1700 euro prishtinasit me premtimet se do t’ia rregullojë vizën për Poloni

- in Lajme

Gazeta Sinjali dje ka raportuar për një person i cili u arrestua pasi dyshohet se përmes mashtrimit ia ka zhvatur 1700 euro një qytetari në Prishtinë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi i cili i mori paratë me pretendimet se do t’ia rregullonte vizën për në Poloni, është Ferit Raçi 41-vjeçar.

Pas punës hetimore të njësiteve policore, Raçi është kapur gati dy muaj pas dhe është shoqëruar në Stacion Policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit kompetent, Raçit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ndaj tij iniciohet rasti për kryerjen e veprës penale ‘Mashtrim’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /Gazetasinjali