E rëndë: 23-vjeçari Kosovar tenton të vetëvritet, e shpëtojnë babai dhe vëllai

- in Lajme
Police Car with Lights. Law Enforcement themes.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Rogovë të Gjakovës, ku një 23-vjeçar ka tentuar që t’i japë fund jetës së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se të riut arritën që t’ia shpëtojnë jetën babai dhe vëllai i tij, të cilët e dërguan menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

23-vjeçari ka refuzuar që të shtrihet në spital, ndërkohë që për rastin është njoftuar edhe Policia të cilët i janë përgjigjur menjëherë thirrjes.

Po ashtu me vendim të prokurorit është iniciuar rasti ‘Tentim vetëvrasje’.

/GazetaSinjali/