Për të mos u besuar syve, ministri Latifi shfaqet në Kuvend pas shumë e shumë udhëtimeve

- in Lajme

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, thuajse që nga marrja e mandatit vazhdimisht ka qenë jashtë vendit.

Anipse Latifi është në krye të një prej ministrive më të rëndësishme në vend, asaj të Shëndetësisë ai thuajse asnjëherë nuk është këtu.

Madje ka qenë e habitshme, që i njëjti ishte i pranishëm sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Latifi është përgjigjur edhe në një pyetje të deputetes së LDK-së, që kishte të bënte me një spital në komunën e Mitrovicës.

Ministri Latfii është komentuar vazhdimisht për mos qëndrimin në Kosovë, e për udhëtimet e tij të shpeshta.

Ai së fundi ka qëndruar gjatë në Amerikë, teksa nuk ka takuar as stafin mbështetës shëndetësorë që po vazhdojnë të kërkojnë pagat e tyre si dhe vazhdimin e kontratave.

Ata kanë tre muaj pa paga, ndërsa dje kanë protestuar para objektit të ministrisë së Shëndetësisë.

Në protestë është theksuare dhe fakti se ministri nuk i ka takuar asnjëherë ata./Lajmi.net/