Deputeti i Kuvendi të Kosovës Haki Abazi ka dhënë dorëheqje nga anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.
Ky komision ishte propozuar nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje.
“Po ju konfirmoj se ai nuk është pjesë më e këtij komisioni, ai nuk ka marrë pjesë edhe në mbledhjet e parë. Për këtë ne sot kemi paralajmëruar një njoftim për dorëheqjen e tij i cili do të lexohet në mbledhjen që do ta mbajmë sot në orën 14:00”, tha kryesuesi i këtij komisioni, Hajdar Beqa për RTKlive.
Ndryshe anëtari tjetër i këtij komisioni është deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.
Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), do të jenë deputetët Armend Muja, Haki Abazi, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, zëvendës kryesues Armend Muja.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj anëtar dhe deputetja Rezarta Krasniqi.
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), anëtare është deputetja Time Kadrijaj.
Nga Lista Serbe (LS) për anëtar është Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje.
Komisioni që do të konstituohet sot do të mund të nxjerrin në pah problemet që i ka pasur Kosova me energjinë nga koha e Ish-UNMIK-ut, në vitin 2006 e që për lidershipin e Kosovës ishte kohë bisedimesh dhe parapërgatitje për statusin e Kosovës, raporton RTKlive
Pothuajse të gjitha partitë politike që nga vitit 2006 kanë qenë pjesë e qeverive në Kosovë. Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje ka kohë të shkurtër që udhëheq me qeverinë, individë të saj kanë qenë pjesë e qeverive të kaluara.
Në kuadër të komisionit hetimor të krijuara nga Kuvendi i Kosovës do të jenë shumë persona, të cilët kanë pjesë nëpër sistemin energjetik të Kosovës, siç janë:, ZRRE-ja, KEK-u, KOSTT-i, KEDS-i etj.