Tifozi shqiptar, Ismail Morina i njohur si Ballisti, është arrestuar sot nga forcat policore shqiptare.
Në rrjete sociale, reagimet ishin të shumta rreth arrestimit të tij, e krejt kjo nuk kaloi pa u komentuar edhe nga politikani Sali Berisha, i cili këtë akt e cilëson si vepër të kryeministrit Rama.
Në llogarinë e tij në Facebook, Berisha bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij duke ftuar edhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
“Te dashur miq, me urdher te Edi Rames arrestohet sapo vuri kemben ne dheun e tij Ismail Morina si hakmarrje per dronin qe leshoi ne stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit dhe qe harboi fare ultranacionalistet serb me ne krye serbomadhin Vuçiq“, ka shkuar Berisha.
/GazetaSinjali/