Projektligji për Trustin: Kaq vota duhen në Kuvend që të marr dritën jeshile

- in Lajme

Për ta miratuar Projektligjin për Trustin në Kuvend, duhen 31 vota për, por që në votim duhet të marrin pjesë me doemos 61 deputetë, shkruan Gazeta Metro.

Projektligji për Trustin do të jetë sot para anëtarëve të Komisionit për Buxhet, ndërkaq javën tjetër pritet të jetë në rend dite në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Ky Projektligj ishte dorëzuar nga deputeti Bekim Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), më 9 mars në Kuvend, ku kërkohej tërheqja e 30% të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Qeveria e Kosovës e ka kundërshtuar tërheqjen e 30 % të mjeteve nga Trusti.

Në mbledhjen e mbajtur më 21 prill në formë elektronike, ajo ka dhënë mendim negativ për propozimin që i erdhi nga deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu.

Megjithatë projektligji për Trustin Pensional, i iniciuar nga ky i fundit, do të shqyrtohet në Kuvend.

Projektligji për Trustin të marrë dritën jeshile duhen 31 vota për, por që në votim duhet të marrin pjesë me doemos 61 deputetë.

Kujtojmë se një tërheqje e ngjashme deri në 10 për qind është bërë në fund të vitit 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë COVID-19.

Në raportin e gjashtëmujorit të parë të 2021-së, Trusti kishte njoftuar janë tërhequr rreth 200 milionë euro nga më shumë se 427 mijë kontribuues.

Ndërkaq edhe tërheqjen e kursimeve pensionale, qytetarët e shohin ndihmesë të madhe për të përballuar trendin e rritjes së çmimeve të konsumit.

Të enjten para Kuvendit protestohet për lejimin e tërheqjes së mjeteve financiare nga Trusti aty do tu kërkohet deputetëve që të votojnë këtë projektligj./gazetametro.net