Nëse parashikimi i shërbimit meteorologjik më të famshëm në botë, AccuWeather del i saktë, atëherë vapa do të jetë me temperatura rekorde në pjesën jugore të Evropës dhe mund të priten stuhi.
Në parashikimin e verës për Evropën, AccuWeather thekson se gjatë verës do të mbizotërojnë temperatura të larta ndërsa më të ngrohtat do të jenë në Ballkan.
Ngjashëm me verën e kaluar, qytetet në të gjithë Ballkanin do të kenë shumë ditë me temperatura mbi 32 gradë celcius këtë vit. Në rajonin tonë, siç parashikon AccuWeather, stuhitë do të ndërpresin vapën e verës.
Rreziku i thatësirës do të rritet gjithashtu, megjithëse meteorologët besojnë se do të jetë më pak i theksuar sesa verën e kaluar.
Reshje të shpeshta të shoqëruara me shtrëngata do të jenë të mundshme në pjesën e dytë të verës dhe këto kushte moti mund të ndikojnë negativisht në bujqësi, veçanërisht në drithëra, por edhe në disa kultura të tjera bimore.
Nxehtësia e verës nuk do ta godasë pjesën veriore të Evropës ashtu sikurse pjesën jugore të saj, thonë meteorologët.