Sërish alarm për bombë, policia bllokon rektoratin

- in Lajme

Policia e Kosovës po qëndron tek ndërtesa e Rektoratit të Prishtinës, pas një informacioni të marrë për bombë.

Njëjtë ka ndodhur edhe javën e kaluar, por se informacioni doli të jetë i rremë.

Pamje nga vendi i ngjarjes:

Alarme të tilla për bomba ka pasur edhe në të kaluarën për pjesë tjera të Prishtinës, si te shkolla “Xhevdet Doda” dhe te Stacioni i Autobusëve, por të gjitha kanë rezultuar të rreme.