Përderisa kryeministri dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po qëndron në SHBA tash e 17 ditë pa ndonjë rezultat a takim të bujshëm, aktivistët dhe anëtarët e partisë së tij nuk është se janë të kënaqur me punën e tij në Kosovë, ku brenda pesë ditëve disa aktivistë u larguan të zhgënjyer nga partia e kryeministrit, shkruan Gazeta Metro.
Pesë ditë më parë ishte shkrimtari i njohur Agim Gashi i cili njoftojë se është larguar nga partia e Lëvizjes Vetëvendosje. Gashi këtë njoftim e kishte bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
“Ditë e bukur sot për t’i thënë lamtumirë VV’së pas katër viteve. Adios!”, kishte shkruar Gashi.
Ndryshe, Gashi këtë vit e ka fituar Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”.
Vetëm 5 ditë më vonë nga kjo dorëheqje e Gashit, ka qenë aktivisti tjetër nga Prizreni, Blerim Saramati i cili ka njoftuar për largimin nga partia e Kurtit.
Ai ka thënë se ky largim nga VV vjen për shkak të shkëputjes së liderëve të partisë me aktivistët.
Tutje ai numëron edhe shkaqet e dorëheqjes, ku një ndër shkaqet kryesore është edhe kandidimi i Mytaher Haskukës për të garuar në zgjedhjet lokale në Prizren, që siç thotë ai, aktivistëve iu imponua kjo kandidaturë nga qendra e partisë.
Gjithashtu ditë më parë edhe aktivisti tjetër i VV’së, Ramiz Halilaj nga Drenasi, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
Halilaj si një aktivisti i hershëm i VV’s në Drenas me dhimbje shprehët se ka ardhur koha që ta respektoj vetën e tij. Ai përmes një statusi në FB pretendon se në VV janë akomoduar strukturat e SHIK’ut ndaj të cilave nuk iu është nënshtruar.
Postimi i plotë i tij:
E dhimbshme por e arriti pikun, pas sa e sa viteve aktivizëm i hershëm i Lëvizjes Vetëvendosje nga Drenasi, ka ardhur koha e respektimit të vetës sime, mosnënshtrimit ndaj ish strukturave të SHIK-ut të akomoduar në LVV.
Pra, atëherë kur nuk i priste askush në Drenicë, shtëpia ime ishte bazë, kur e morën pushtetin ata që më shanin e luftonin më larguan nga VV.
Nga sot më nuk do të jem pjesë e asnjë strukture të VV-së sepse jap dorëheqje nga gjitha strukturat.
Falenderojë nga zemra bashkëfshatarët e mi nga Tërdeci i Drenicës që asnjëherë të vetme nuk më lanë vetëm, ishin në përkrahje të vazhdueshme timen.
Kohët e vështira isha i rëndësishëm për ta, në pushtet e komoditet i padëshirueshëm!
Faleminderit për këtë kthim, faleminderit por duhet ta respektojë vetën time!/gazetametro.net