Homoseksuali Leo: Shokët më rrihnin në klasë, dua të marr pjesë në festivalin e RTSH-së!

- in Lajme

Ditën e sotme, u mbajt “Parada e Krenarisë” nga anëtarë të komunitetit LGBTQI. Po në kêtë ditë, një nga të rinjtë që ka deklaruar hapur se është gay, ka thënë në një emision televiziv në oranews, se është dhunuar nga shokët e klasës.

Gjithashtu, ai ka shtuar se dëshiron të jetë pjesë e festivalit të RTSH-së, por ka disa kritere që s’i kap dot.

Ai tha:

Sa të kem frymën do i them stop bullizmit sepse unë kam vuajtur, më rrihnin shokët e klasës. Ëndërr në sirtar kam marrjen pjesë në festivalin e RTSh-së, por nuk kam tentuar sepse kriteret e festivalit janë pakëz të vështira. /Joq-Albania.com