Çka pritet me ndodh sot në Kosovë?

- in Kuriozitete

Ngjarjet për ditën e sotme, 22 maj 2022.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, së bashku me shoqërinë civile shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit. (Parku Kombëtar “ Bjeshkët e Nemuna”, në Rugovë, ora 11:00)

Bëhet homazhe në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës në Burgun e Dubravës e ndodhur 23 vjet më parë. (Hyrja në hapësirën e burgut të Dubravës, ora 11:30)

Në finalen e turneut ndërkombëtar “Lah Nimani”, e cila organizohet nga FboxK, do të bëhet pritja dhe përurimi i Donjeta Sadiku, e cila ka shënuar histori duke u bërë kampione e bronztë botërore në Kampionatin Botëror për senior të mbajtur në Stamboll të Turqisë. ( Palestra e Sportit “1 Tetori”, ora 12:00)

Delegacioni i MCC-së nga Uashington, kryesuar nga Alicia Phillips Mandaville, viziton një familje në Prishtinë, në apartamentin e tyre, për të parë nga afër sistemin e tanishëm të ngrohjes, përfituese të Prishtina HeatSave. (Bregu i Diellit, Zona Lindje, 11/4, Prishtinë, ora 15:30)

Komuna e Prishtinës organizon aktivitete të ndryshme, ku qytetarët e Prishtinës do të njoftohen në lidhje me projektin Prishtina HeatSave, që ka për synim modernizimin e sistemit të ngrohjes, si dhe instalimin e pajisjeve të sofistikuara të matjes së ngrohjes në shtëpitë e tyre. Kjo vizitë, përveç delegacionit nga Uashington, do të ndiqet edhe nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. (Sheshi ‘Nëna Terezë’, ora 16:45) /gazetametro