“Idiot”, “grahi kerrit” – fqinjët për pak sa nuk rrihen në paraqitje live

- in Lifestyle, Video

Dy fqinj janë përplasur pothuaj edhe fizikisht në transmetim live, e ku shkak i kësaj përplasje u bë një pronë ku njëri prej tyre po pretendon që i është bllokuar hyrja për në shtëpinë e tij.

Gjatë debatit e sipër, aty filluan edhe ofendimet.

“Grahi kerrit, grahi kerrit, se me mu ki me u nda keq o idiot…”, thuhet mes tjerash në këtë përplasje të ndodhur gjatë një raportimi të Kanal10.

Njëri prej tyre që është edhe mërgimtar ka paralajmëruar se do të marr masa më të dhunshme për zgjidhjen e këtij rasti.

“Nuk ka biznes me tok të Komunës, unë kam me i hjek këto barriera me kamion, unë këto i kam trojet, këtu e kam shtëpinë. Që 6-7 vjet unë nuk kam qasje në këtë rrugë, niher e kanë mbush me dhe, por këta e kanë vendos mos me m’lanë mu me jetu”, është shprehur mërgimtari.