Një nxënës i shkollës së mesme profesionale në Rahovec, të enjten e ka denoncuar në polici mësuesin e tij, për dhunë fizike. Ngjarja raportohet se ka ndodhur tre ditë më herët, të martën, në shkollë.
Rasti ndaj të dyshuarit me iniciale A.G., mësues i shkollës së mesme profesionale në Rahovec, po cilësohet si “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.
Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
Ky sulm raportohet të ketë ndodhur më 16 maj, derisa pranë stacionit policor në Rahovec është raportuar më 19 maj, nga vetë i mituri që ishte pre e sulmit.
“Pranë S.P. Rahovec është paraqitur ankuesi i mitur (nxënës i shkollës profesionale), dhe ka raportuar se me datë 16.05.2022 rreth orës 07:35 ne objektin e shkollës, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari (profesor i shkollës profesionale) lidhur me një incident te ndodhur dite me pare”, njofton Policia.
Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore në QKMF në Rahovec dhe, sipas mjekut, viktima nuk ka pësuar lëndime të dukshme trupore. /gazetametro