Vajza e Putinit në lidhje dashurie me Zelensky

- in Lajme, Rajoni dhe Bota

Pas humbjeve që ushtria e Vladimir Putin raportohet se po pëson në s.ulmin ndaj Ukrainës, mbiemri i të dashurës së liderit rus duket se po i hap më shumë plagët e luftës.

35 vjeçarja Katerina Tikhonova, është e lidhur me kërcimtarin rus të baletit Igor Zelensky, zbulohet në një investigim të mediave perëndimore.

Sanksionet ndaj familjes së Putin e kanë ndaluar Tikonovën të fluturojë nga Moska drejt Munihut për të qenë me të dashurin e saj, i cili çuditërisht ka mbiemrin e njëjtë me presidentin armik të ushtrisë së babait të saj, Voloydmyr Zelensky.

Partneri i saj me të cilin ka një vajzë dy-vjeçare, është kërcimtar udhëheqës i trupës dhe tashmë regjisor që ka drejtuar trupën shtetërore të baletit të Bavarisë.

Zbulimi vjen pas investigimit të rrjetit rus IStories dhe atij gjerman Der Spiegel.

Më parë Tikhonova, akrobate e kthyer në shkencëtare dhe tashmë biznesmene, ka qenë e martuar në milionerin rus Kirill Shamalov, 40 vjeç.

Por ata raportohet se u ndanë në 2017 kur ajo nisi marrëdhënien me 52 vjeçarin Zelensky, i cili ka dy vajza nga martesa me koreografen Yana Serebryakova.

Deri para pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ajo raportohet se jetonte me të dashurin në Gjermani. /Infokosova