Një person rrahet keq nga pesë të panjohur në Prishtinë, bëhet për spital

- in Lajme

Pesë persona e kanë rrahur një person në Prishtinë, me datë 17 maj, shkruan Gazeta Metro.

Me datë 19.05.2022 viktima mashkull kosovar ka deklaruar se, me datën e cekur në Prishtinë, pesë (5) persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime.

Viktimës pasi i është ofruar tretman mjekësor në QKUK është liruar, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. /gazetametro.net