Një veturë e Policisë së Kosovës është sulmuar sot nga një person në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 10:00 në rrugën ‘Ahmet Kaqiku’, ku vetura e cila ndodhej e parkuar në parkingun e një hoteli, u godit me shkop druri nga një person.
Sinjali mëson se i dyshuari e ka goditur veturën në pjesën e pasme të veturës, duke i shkaktuar kështu dëme materiale.
Lidhur me këtë rast janë njoftuar njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj, të cilët kanë marrë veprimet e menjëhershme operative.
/GazetaSinjali/