​Një nënë lë në pyll fëmijët e saj pa rroba në minus 15 gradë

- in Rajoni dhe Bota

Një grua 33-vjeçare kishte për qëllim të vriste tre fëmijët e saj afër kryeqytetit Moskë të premten në mbrëmje, thanë hetuesit.

Një banor vendas i gjeti fëmijët plotësisht të ngrirë në minus 15 gradë dhe informoi policinë.

Fëmijët u transferuan në spital dhe sipas agjencisë së lajmeve Ria Novosti, njëri prej tyre është në gjendje kritike dhe në një aparat respirator.

Nëna u dërgua në një klinikë ku do të kontrollohet për shëndetin e saj mendor dhe kundër saj ka filluar procedimi penal për vrasje në tentativë./KosovaPress