Ish-lojtari i Milanit, Andriy Shevchenko, është takuar dje me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy, raporton Gazeta Sinjali.
Ka qenë vetë presidentin ukrainas i cili ka publikuar një video në profilin e tij zyrtar në Instagram në të cilën shihet momenti i takimit me lojtarin.
Presidenti i Ukrainës shihet duke i dhënë një përqafim të ngrohtë Shevchenkos teksa e përcjell postimin edhe me një mbishkrim.
View this post on Instagram
Ndër të tjera, Zelenskiy e ka falënderuar ish-trajnerin e kombëtares ukrainase për vizitën.
/GazetaSinjali/