Policia e Kosovës ka publikuar identitetin e dy personave, pasi që të njëjtit janë në kërkim dhe janë recidivist me te kaluar kriminale, shkruan Gazeta Sinjali.
Personat e dyshuar janë (Xhevat Hamit) Thaqi, 47-vjeçar nga Guri i Kuq – Rahovec me banim në rrugën “Mithat Frashëri” në Gjakovë me numër personal 1013426917 dhe Safet (Sadri) Gashi, 36-vjeçar me banim në rrugën Bajram Curri në Gjakovë i identifikuar me numër personal 1232695648.
“Lidhur me rastin penal “Kanosje” pranë Sektorit te Hetimeve Rajonale ne Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ne lidhje me rastin në fjalë, ku gjatë veprimeve hetimore janë identifikuar të dyshuarit e lartcekure të cilët me veprimet e tyre të kundërligjshme kanë kanos zyrtarin policor dhe me pas janë larguar në drejtim te panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në lidhje me këtë rast Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nuk është arritur të sigurohet prezenca e personave në fjalë dhe përkundër se janë kërkuar në shtëpitë e tyre dhe ju është dërguar ftesa nga ana e njësitit të hetimeve, të njëjtit nuk i janë përgjigjur ftesës së Policisë.
/Gazetasinjali/