Ja sa vite Gucati e Haradinaj do t’i mbajnë burg duke ja llogaritur paraburgimin

- in Lajme

Dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati janë shpallur sot fajtor nga Trupi Gjykues i Gjykatës Speciale.

Ata janë dënuar me katër vite e gjashtë muaj burg për vepra penale që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, atyre në këtë dënim do t’u llogaritet edhe periudha e kaluar në paraburgim.

Gucati e Haradinaj janë në paraburgim që nga 25 shtatori i vitit 2020.

Duke marrë parasysh këtë faktor, Gucati e Haradinaj janë në paraburgim që 1 vit e tetë muaj.

Kjo i bije që Gucati e Haradinaj do të qëndrojnë në burg edhe për 2 vjet e 10 muaj. /Lajmi.net/