Familjarët e Gucatit gjatë shpalljes së vendimit nga Specialja

- in Lajme

Gjykata Speciale në Hagë ka zhvilluar sot seancën vendimtare për ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Specialja ka shpallur fajtor Gucatin dhe Haradinajn.

Të dy janë dënuar me nga 4 vite e gjysmë burgime si dhe 100 euro gjobë.

(Pamje RTK)

E gjatë kohës sa po zhvillohej kjo seancë, familjarët e Gucatit ishin mbledhur për të ndjekur seancën. Por pikërisht gjatë zhvillimit të seancës atyre iu është ndalur rryma, e ndjekjen e seancës e kanë vazhduar përmes telefonave.