Në seancën e sotme, Gjykata Speciale ka marrë vendim për nënkryetarin e OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj.
Haradinaj është shpallur fajtor, ndërsa është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë.
Në këtë dënim përfshihet edhe koha e kalimit në paraburgim, transmeton lajmi.net.
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj akuzohej për vepra penale që lidhen me administrimin e drejtësisë.
Mbi të rëndonin dy akuza për vepra penale kundër rendit publik (Pika 1 dhe Pika 2).
Po ashtu katër vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike, ku përfshihej frikësimi gjatë procedurave penale, hakmarrja si dhe shkelje e fshehtësisë së procedurës.