Trupi gjykues ka konstatuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka vërtetuar se Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj e kanë kryer veprën penale të hakmarrjes ndaj dëshmitarëve.
Kryetari i trupit gjykues tha se “ZPS-ja nuk paraqiti asnjë provë” për t’i bazuar akuzat në lidhje me këtë vepër penale, raporton Gazeta Express.
Ai tha se “ZPS-ja nuk arriti të vërtetojë se të akuzuarit vepruan me synimin e nevojshëm ndaj cilitdo prej dëshmitarëve”.
“Rrjedhimisht trupi gjykues konstaton se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë veprën penale të pikës 4 në lidhje me të akuzuarit”, theksoi gjykatësi.