Kryetari i trupit gjykues: Jemi bindur se Gucati e Haradinaj kryen vepër penale

- in Lajme

Kryetari i trupit gjykues e ka nisur me akuza seancën e sotme të Gjykatës Speciale, ku pritet të shpallet aktgjykimi ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Gjykatësi tha se veprimet dhe sjelljet e të akuzuarve e kanë sfiduar punën e gjykatës, ndërsa më pas lexoi konstatimet e trupit gjykues, raporton Gazeta Express.

Ai tregoi se si Gucati e Haradinaj “morën pjesë në më shumë se 20 intervista në media”.

Për materialin e publikuar, gjykatësi tha se të akuzuarit kanë bërë “komente nënçmuese” për dëshmitarët, pavarësisht paralajmërimeve.

Duke lexuar konstatimet e trupit gjykues, kryetari tha se të akuzuarit lejuan dhe shpërndanë dokumente konfidenciale të gjykatës, duke kryer vepër penale.

“Trupi gjykues është bindur se të akuzuarit vepruan me synim të drejtpërdrejt me synim të zbulimit të informacionit të mbrojtur”, tha ndër tjerash kryetari i këtij trupi.

Gjykatësi tha ndër tjerash se “ZPS-ja e ka vërtetuar veprën penale”.

Ai tha se “veprat e të akuzuarve shkaktuan pasoja të rënda”, duke përmendur dy dëshmitarë, që tha se “u zhvendosën”. /Ekspress