Në 24 orët e fundit, 1059 persona janë prekur me koronavirus dhe 14 persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e sëmundje infektuese në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se janë kryer 3.982 testime dhe numri më i madh i rasteve të reja pozitive janë në Tiranë 363, Elbasan 103, Kavajë 98, Lushnje 75, Berat 52 etj.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 881 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 55.243 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 502 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 19 janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Mat dhe nga një qytetar nga Kavaja, Korça dhe Kruja të moshave 40 -82 vjeç.
Që nga shpërthimi i epidemisë vitin e kaluar, me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 90.835 raste pozitive, prej tyre 55.243 janë shëruar, 34.061 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1.531 persona./tch/KosovaPress