Teksa lufta në Ukrainë po vijon në muajin e tretë të saj, një luftë bërthamore mes Rusisë dhe Perëndimit është e mundshme.
Kjo ka bërë që vendet të përgatiten dhe të testojnë teknologjitë e tyre të fundit.
Komanda e Forcave Ajrore të SHBA-së njoftoi se ka testuar një armë hipersonike që arrin pesë herë shpejtësinë e zërit.
“Një avion Stratofortress i tipit B-52H i Forcave Ajrore të SHBA-së lëshoi me sukses një raketë të reagimit të shpejtë të lëshuar nga ajri, AGM-183A (ARRë), në brigjet e Kalifornisë Jugore më 14 maj”, thuhet në një deklaratë me shkrim nga Forcat Ajrore.
Në deklaratë theksohet se përshpejtuesi është shkrepur menjëherë pasi raketa ka dalë nga avioni dhe se ka shfaqur veçori hipersonike duke arritur pesë herë mbi shpejtësinë e zërit.
Komanda amerikane tha se testi ka pasur sukses të madh.
Arma në fjalë është zhvilluar nga ”Lockheed Martin” dhe është projektuar për të goditur objektivat me shpejtësi të madhe. /Albeu.com