Republika Demokratike e Kongos konfirmoi sot rastin e tretë të Ebolës këtë javë në provincën e Kivu Verior, tha ministri lokal i Shëndetësisë Eugene Nzanzu Salita.
Rasti u zbulua në qytetin e Butembo, në një ish-vatër të nxehtë që u shfaq në qershor, raporton Reuters./KosovaPress