Ky është minstri dhe deputeti që po e bllokon tërheqjen e mjeteve nga trusti

- in Lajme

Kryesia e Kuvendit sot do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të diskutohen disa pika të rendit të ditës.Mirëpo, në këto pika nuk bën pjesë shqyrtimi i mjeteve të Trustit, kërkesë kjo e opozitës.
Kështu ka bërë të ditur për Gazeta Blic, deputeti i PDK-së, bekim Haxhiu.

Ai ka thënë se kjo çështje po bllokohet nga deputeti i VV-së, Armend Muja dhe se çështja ka ngecur në Komisionin për Buxhet dhe Financa që nga data 27 prill.

“Nga data 27 Prill projektligji për Trustin ka ngecur në Komisionin për Buxhet dhe Financa. Armend Muja nuk e ka trajtuar, është qëllimisht duke e penguar atë”, ka thënë Haxhiu për Gazeta Blic.Tërheqje e mjeteve të Trustit është një nismë e PDK-së, e mbështetur më pas edhe nga partitë tjera opozitare.

Mirëpo, kundër kësaj është Qeveria e Kosovës dhe ka thënë se nuk do ta lejojë tërheqjen e mjeteve të Trustit./Gazeta Blic/