Administrata shëndetësore franceze u rekomandoi sot qytetarëve që ishin të infektuar me virusin korona të marrin vetëm një dozë të vaksinës kundër COVID-19.
Në një komunikatë, shërbimi bëri të ditur se qytetarët që ishin infektuar më parë mbajnë kujtesën imune, e cila kërkon vetëm një dozë, raporton Reuters.
“Një dozë e vaksinës do të veprojë si një kujtesë”, thonë ata./KosovaPress