Ka nisur me një incident fushata e Sali Berishës për kreun e Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit.
Ndërsa lideri historik i Partisë Demokratike po niste fjalimin e tij, një person i dehur është afruar për ta takuar, duke shkaktuar hilaritet madje rrëmbeu dhe të qeshurën e Berishës pas thirrjeve të tij antikomuniste.
Më pas, personi u shoqërua nga truprojat jashtë teatrit Skampa të Elbasanit, për të vijuar me takimin e planifikuar.
/GazetaSinjali/