Disa nga ish-krerët e UÇK-së, po vazhdojnë të jenë në Hagë.
Është caktuar konferenca e radhës statusore në rastin e krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale.
Seanca e radhës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit do të mbahet me 20 maj.
Kjo është bërë e ditur përmes njoftimit të lëshuar nga Zyra e Dhomave të Specializuara.
Në mesin e temave që pritet të diskutohen do të jenë edhe çështja e materialeve, përgatitjet për gjykim, hetimet e prokurorisë dhe mbrojtjes.
Kjo konferencë, vjen pak ditë pasi krerët e UÇK-së u deklaruan të pafajshëm në lidhje me akuzat e reja të Prokurorisë. /Orainfo