Ministri i Jashtëm i Qeverisë së Serbisë, Nikola Selakoviq, ka thënë se Serbia ka informacione se Kosova po mbështetet nga dy shtete të mëdha, raportoi Novosti.
“Kemi marrë informacione se dy shtete të mëdha po e përkrahin Prishtinën”, ka deklaruar ai pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Serbisë të premten.
Mbledhja e këshillit u drejtua nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, dhe ka filluar nga ora 11:00 të premten, 13 maj. Aty morën pjesë përfaqësues të tjerë të lartë të mbrojtjes dhe të sigurisë.
Në media u raportua se mbledhja ishte thirrur për Kosovën pas aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj. Autoritetet e Kosovës të enjten zyrtarisht aplikuan në këtë organizatë e cila merret me të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë. /Indeksonline