Kryediplomatja kosovare: Kontinentit afrikan i kanë ofruar edhe sheqer që ta çnjohin Kosovën

- in Lajme

Gërvalla: Kontinentit afrikan i kanë ofruar edhe sheqer që ta çnjohin Kosovën.

Ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla-Schwarz, ka folur lidhur me pretendimet e liderëve serbë për çnjohje të reja ndaj Kosovës, teksa ka ndarë detaje edhe për fushatën propagandistike që po bëhet drejt çnjohjes së Republikës së Kosovës.

Gërvalla-Schwarz në një konferencë për media ka thënë se në kontinentin afrikan kanë ofruar armë, vaksina e sheqer rus për ta çnjohur Kosovën, shkruan lajmi.

“Nuk kemi as një informacion për çnjohje, por këto raportime, tregojnë së lajmi ose është jo i vërtetë ose ata po punojnë për çnjohje nga shtete të ndryshme. Në kontinentin afrikan ka pasur oferta, për armë ruse, vaksina ruse por për çudi edhe sheqer, këto kanë qenë ofertat në mënyrë që ato ti tërheqin njohjet për Kosovën, por asnjë nga këto shtete nuk e ka larguar njohjen për Kosovën”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në KE, duke thënë se nga kjo përfitojnë edhe komuniteti serb në Kosovë.

“Ne mendojmë që Serbia përkundrazi duhet ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës sepse nëse Serbia vërtetë u interesoka për qytetarët e Kosovës të cilët i përkasin kombësisë serbe”, deklaroi ajo.