Gërvalla: S’e shkarkojmë Berishajn, hetimet treguan se s’ka kryer asnjë vepër penale!

- in Lajme

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka deklaruar se nuk do ta shkarkojë ambasadorin Martin Berishaj pasi për të njëjtin s’ka asnjë fakt të vetëm për keqpërdorim.

Kryediplomatja kosovare ka treguar se e posedon një deklaratë të gjatë disa faqesh të ambasadorit Berishaj, transmeton Indeksonline

“Ka qenë në ministri kemi biseduar gjerë e gjatë. Ishte kampanjë të bazuar në një medium slloven.

Deri në këtë moment, s’ka asnjë indikacion që akuzat e përmendura në atë raport të atij mediumi s’ka asnjë të vërtetë. Në ndërkohë ka raportime të mediave sllovene që e tregojnë të kundërtën.

Ambasadori nuk shkarkohet në bazë të raportimit të një medium. Prokuroria e Malit të Zi dha informacion që kanë bërë hetimet dhe ka rezultuar se s’ka asnjë vepër penale që mund ta ketë kryer ambasadori Berishaj”, ka deklaruar Gërvalla. /Indeksonline/