Sali Berisha ndez alarmin: Vuçiç po merr armë nga Kina e Rusia, po përgatitet për një ngjarje të re!

- in Lajme

Ish-kryeministri Sali Berisha, thotë se vendosi që ta ndërmarrë në këtë periudhë nismën që Kuvendi të njohë genocidin serb në Serbrenicë për shkak të zhvillimeve në Rusi dhe në rajon. Ai ju referuar Serbisë, kur tha se po blen armë nga Kina dhe po përgatitet për genocid të ri.

“Është e paimagjinueshme. Ky genocid është i konfirmuar nga dy gjykata ndërkombëtare. Nëse unë analizoj zhvillimet në Ballkan, unë konsideroj absolutisht një nga gabimet e mëdha të komunitetit ndërkombëtar, qëndrimin deri diku të butë të Aleksandër Vuçiç në raport me genocidin.

Pse Vladimir Putin ndërmori këtë akt të pashembullt. Sulmoi një komb vëlla. Se janë të përzier. Sulmoi një vend për të cilin ka firmosur se do i garantojë paprekshmërinë e kufijve. E beri se është një kriminel, ka qenë një kriminel i KGB dhe të tjerët e injoronin këtë fakt. Mirëpo ja që erdhi në skenë.

Nëse Vuçiç nuk pranon genocidin serb në Serbrenicë, nuk pranon genocidin në Kosovë, ai është i gatshëm ta marrë përsëri. Ai shkoi në Mitorvicën e Veriut dhe tha se Millosheviçi ka qenë një udhëheqës i madh. Komuniteti europianë tani ka filluar të reagojë. Ai vazhdon të marrë tanke ruse dhe raketa kineze dhe përgatitet për një genocid të ri”, u shpreh Sali Berisha në konferencë për mediat.

Gazetarëve ju tha se “Njeriu që i bën më shumë tualet Aleksandër Vuçiçit është Edi Rama. E shohin me habi sesi ky e mbron Vuçiçin.” I pyetur se përse nuk miratoi një rezolutë përgjatë viteve 2009-2013, ish-kryeministri u shpreh:

“Ai ka qenë një proces dhe e konsideroj shumë të rëndësishëm. Nuk duhet të ketë kurrë pajtueshmëri me genocidin. Pa asnjë diskutim që Shqipëria do ta miratonte atë rezolutë, sikundër do të mbështeste fuqimisht Kosovën për të paditur Serbinë për genocid në gjykatën ndërkombëtare.” /indeksonline