LDK ka dalë kundër Projektligjit për pagën minimale që po prezantohet sot në Kuvendin e Kosovës.
Avdullah Hot inga LDK ka thënë se ky ligj rregullon përfitimet për vetëm një kategori të shoqërisë, shkruan lajmi.net.
Ai tha se nuk duhet të vazhdohet me këtë ligj pa shterur diskutimet me Këshillin Ekonomik Social.
“Mënyrën se si e keni shkru këtë ligj, ju targetoni vetëm një pjesë të vogël të shoqërisë. Nuk arrihet qëllimi përmes këtij ligji, qëllimi i barazisë sociale. Ky ligj nuk siguron që heqet diskrecioni politik në pagën minimale.
Duhet të arrihet një dakordim, të zhvillohen negociatat për pagën minimale në Këshillin Ekonomik Social. Ne nuk mund të themi që i kemi konsumu diskutimet e tilla dhe po lëvizim përpara pa Këshillin Ekonomik Social. Nuk mund të lëviz përpara Qeveria pa një dakordim me bizneset”, tha ai.
Tutje, Hoti tha gjithashtu se pushteti e ka shkëputur pensionin e veteranit me pagën minimale.
Tutje, Hoti tha gjithashtu se pushteti e ka shkëputur pensionin e veteranit me pagën minimale.
Hoti sqaroi se pensioni që merr një veteran është burim i të ardhurave dhe jo shpërblim, andaj nuk mund të ndahen këto dy kategori.
“Po ashtu heqet lidhja e pagës minimale me përfitimet që marrin veteranët e luftës. Një veteran i luftës, nëse merr pensionin e veteranit të luftës nuk mund të punojë. Përfitimet që marrin veteranët e luftës është burim i të ardhurave dhe jo shpërblim, dhe nuk mund të shkëputet kjo çështje. Nuk mund të thuash ne rrisim pagën minimale, e ju rrini aty ku jeni. Është burim i të ardhurave për veteranët e luftës”, tha ia.
“E njëjta logjikë është edhe me kompensimin e personave të verbër. Besoni që nuk ka asnjë kuptim”, tha Hoti. /Lajmi.net/