Një zyrtar policor dyshohet se ka shkaktuar një aksident rrugor mbrëmë rreth orës 22:25 në rrugën ‘Shtatori’ në Gjilan, ku ka goditur biçikletën me të cilën po lëviznin dy fëmijë të moshave 13 dhe 12-vjeç, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një kthimi të pasigurt nga polici, me ç’rast ka goditur fëmijët që po lëviznin me biçikletë.
Si pasojë e lëndimeve të marra, dy të miturit janë dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Gjilan.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku thuhet se aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia.
/GazetaSinjali/