Shkruan Avokati Xhevdet Smakiqi
E nderuar popullatë!
Aplikimi i sotëm i Kosovës përmes Donika Shwarz në Këshillin e Europës që është themeluar në vitin 1949 ka 47 shtete anëtare edhe Serbinë edhe Rusinë e cila është suspenduar përkohësishtë për shkak të luftës në Ukrainë para 3 javësh dhe nuk mund të ketë ndikim që Kosova të integrohet në BE e as për liberalzimin e vizave.
Pra Këshilli i Evropës që ka selinë në Starzburg e ka organin kryesor Asamblenë e Këshillit të Evropë ku Dick Marty përmes senatorëve rusë iu është aprovuar raporti për krime lufte dhe prej aty rrjedh Gjykata Speciale e Kosoves në Hagë.
Këshilli i Europes e ka edhe Gjykatën për të Drejtat e Njeriut si mekanizmin kryesor që gjobitë shtetet anëtare kur aprovojnë kërkesat/ankesat e shtetasve anëtare dhe i detyron shtetet t’i kompensojnë qytetarët kur konstatohen shkelje në gjykim të drejtë dhe të arsyeshëm nga gjykatat e rregullta vendore.
Kurse Këshilli Europian që e ka selinë në Bruksel që është themeluar në vitin 1974 është pjesë e BE-se, përbëhet prej Kryeministrave dhe Presidentëve të shteteve anëtare të BE-së, e ky organ vendos për integrimin e Kosovës në BE dhe për Liberalizimin e vizave, e këtu Kosova ka punë me mbërri me kilometra larg e larg standardeve që BE i kerkon me dekada për shtetet aspirante.
Psh: Shqipëria e ka nisur ngritjen e standarteve nga viti 1991 dhe ende nuk ka mbërri me hap negociatat si kapitulli i fundit për integrim, as Serbia as Maqedonia dhe Turqia ka provuar nga viti 1986 por me ardhjen e Erdoganit i ka ndërperë përpjekjet për integrim.
Greqia edhe pse ka shkelur dhe shkelin shumë standarde të BE bashk me Hungarinë janë anëtare te BE-së.
Pra mos rrehni shuplakë që hynëm në Europë edhe nëse aprovohet antarësimi në Këshillin e Europes në Strasburg ku Kosova do te jetë anëtarja më e re në rend me Serbinë qe nuk është demokratike, as me Rusinë e shtete tjera që nuk janë as aspirante për BE si UK, Turqia, Norvegjia dhe Azerbajxhani.
Pra mos i përzini senet edhe ju deputet të pushtetit dhe opozites, përpara sigurt s’keni ditur tash hyni bile në google mësoni dallimin ndërmjet Këshilit të Europes me seli në Strasburg France me 47 anëtarë me Rusinë, Ukrainën dhe Keshillit Europian me seli ne Bruksel me 27 anëtarë pa Rusinë.
Pra ky postim ka qellim mos me rreh shuplakë me u gezu e me vallzu si per 1 Maj diten e punëtorëve😀 /Dielli.info