Mbrëmë rreth orës 22:40 në fshatin Fushticë e Ulët në Drenas një automjet është përfshirë nga flakët, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën e Caralevës në afërsi të një pompe të derivateve dhe automjeti i cili u kaplua nga zjarri është një kamionetë e cila përdoret për transportin e veturave.
Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë relevante, të cilat kanë raportuar se zjarri është lokalizuar dhe është fikur tërësisht.
Nuk dihen ende shkaqet që dërguan deri në shpërthimin e zjarrit.
/GazetaSinjali/