Kadri Veseli është paraqitur të martën përsëri para Gjykatës Speciale.
Ai, sikurse edhe Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave të reja të ngritura ndaj tyre më 29 prill nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Gjatë seancës gjyqësore është vërejtur një ndryshim në pamje i ish-kryeparlamentarit Veseli.
Ai duket se i ka ngjyrosur flokët.
Ndryshimi i tij bëhet edhe më i theksuar kur krahasohet kjo fotografi me një tjetër të tij si kjo e mëposhtmja, ku dukej me flokë më të thinjura.