Sot rreth orës 08:00 të mëngjesit, hoxha nga fshati Sferkë i Klinës, Afrim Kastrati ishte nisur për kontroll në Prishtinë, për shkak të problemeve shëndetësore, por me të arritur në fshatin Kijevë atij iu përkeqësua gjendja.
Sinjali mëson se hoxha 57-vjeçar pësoi sulm kardiak rrugës dhe më pas u dërgua në Qendrën e Mjekësisë Familjare për të marrë trajtim mjekësor nga një qytetar i rastit, por përkundër përpjekjeve të mjekëve që intervenuan, ai nuk ka arritur të mbijetojë.
Ndryshe, Afrim Krastrati ka qenë imam i disa fshatrave të Klinës. Varrimi i tij do të bëhet sot në orën 18:00.
/GazetaSinjali/