Kur një nishan përbën rrezik, 3 mënyra si të vetëekzaminoni kancerin e lëkurës

- in Shëndetësi

Një nishan nuk është asgjë më shumë se një hiperproliferim i grupeve qelizore normalisht të pranishme në lëkurë (melanocitet e famshme, të njohura për prodhimin e melaninës, substanca që i jep ngjyrë lëkurës).

Këto grupe të melanociteve grumbullohen në lëkurë, duke krijuar ato pika apo njolla të vogla kafe deri në kafe të errët / të zezë, në forma dhe madhësi të ndryshme, të njohura si nishane. Jo rrallëherë kanceri i lëkurës ka si zanafillë këto nishane, ndaj duhet të jeni të kujdessëhm të vëzhgoni këta të fundit për të parë nëse pamja e tyre ka ndryshuar apo jo.

Si të dallojmë sa më shpejt kancerin e lëkurës?

1. Kryesisht me vetëekzaminimin e lëkurës. Përdoret metoda “ABCD” për të parë zhvillimin e nishanit. Kontrolloni nishanet tuaj çdo një muaj dhe vini re nëse keni ndryshime.

ASIMETRI: kur gjysma e nishanit nuk është e barabartë me gjysmën tjetër.

KONTURET: kur konturet e nishanit nuk janë të rregullta.

NGJYRA: kur ngjyra e nishanit nuk është uniforme.

DIAMETRI: kur përmasat e nishanit janë mbi 6 mm.

2. Anëtarët e tjerë të familjes mund t’ju ndihmojnë për të parë pjesët që e keni të vështirë t’i kontrolloni vetë (pjesa e kurrizit).

3.Shkoni te mjeku specialist. Bëni kontroll për kancerin e lëkurës nga mjeku dermatolog, një herë në vit, për të mbajtur nën kontroll zhvillimin e nishanit dhe për të bërë dallimin e hershëm të nishaneve malinje. Kontrolli i rregullt me dermatoskopi i nishaneve nga mjeku specialist, ndihmon në zbulimin e hershëm dhe përmirësimin e diagnozës. /Albeu.com