Zjarr i madh në Veternik, digjen 8 vetura

- in Lajme

Një zjarr i madh ka shpërthyer të hënën në mesditë në parkingun e qendrës tregtare “Albi Mall” në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës për KOHËN.

Në foton që ka postuar shihen disa vetura të kapluara nga zjarri.

“Rreth orës 13:40 në Veternik të Prishtinës, në një parking veturash është raportuar për një rast zjarri.

Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se nga zjarri, i cili dyshohet se ka kapluar një veturë të parkuar, dyshohet se janë djegur/dëmtuar edhe disa të tjera të parkuara. Janë njoftuar me kohë njësitet e zjarrfikësve, të cilët lokalizuan zjarrin. Për momentin nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale në 7 apo 8 vetura. Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive”, thuhet në njoftimin e Policisë për KOHËN.