Gjermania ndalon hyrjen në vend nga Çekia dhe Tiroli

- in Rajoni dhe Bota

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn njoftoi sot se udhëtarët nga Republika Çeke dhe Tiroli austriak do të ndalohen të hyjnë në vend nga 14 shkurti, duke deklaruar se një masë e tillë është e nevojshme për të parandaluar përhapjen e llojeve të reja të koronavirusit.

Autoritetet gjermane gjithashtu vendosën të mërkurën që masat e tanishme të rrepta të mbylljes do të shtyheshin deri më 7 mars, me disa lëshime, të tilla si hapja e salloneve të flokëve në fillim të marsit./KosovaPress