Këto vende të Kosovës që askush nuk i ka ditur më heret zbulohen si më të pasura me ari

- in Kuriozitete

Kosova është e njohur për pasuritë e saja nën tokësore, e veçanërisht arin dhe argjendin.

Kjo është një nga arsyet pse Serbia bën një luftë kaq të madhe për ta maarrë veriun e Kosovës.

Në Strategjinë minerare të Kosovës janë paraqitur të dhëna për pasurinë nëntokësore të vendit. Ari është njëri prej mineraleve që e pasuron nëntokën e Kosovës.

Në Strategjinë minerare thuhet se ari paraqitet edhe i pastër në depozitime aluviale të lumenjve, mirëpo deri më tani ari dhe argjendi janë nxjerrë vetëm nga xehet e plumbit dhe zinkut.

Në Strategjinë minerare të dhënat bazohen në hulumtime të pakta që janë realizuar në vendin e gjerë të Artanës, Junikut, në lumin Tërnavë, Dragash, në afërsi të Prekovcit (Kriva Reka), Gllamë dhe në lindje të Koretishit.

Miniera e Artanës është më e pasura sa i përket arit. LIogaritet se në këtë minierë ka resurse të arit deri në 2 mijë e 800 kiIogramë.