Dy shtetas të huaj në dy raste të ndara janë arrestuar dje në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, pasi kanë sulmuar fizikisht dy persona.
Sipas Policisë, rasti i parë ka ndodhur paradite ku është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grushta
viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Po ashtu, edhe pasdite është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i huaj pasi i njëjti ka sulmuar me një shkop druri viktimën mashkull kosovar (shitës ambulant në shesh).