Para pak minutash një zyrtar policor ka shkrepur me armë zjarri në Vranjevc të Prishtinës, siç mëson Gazeta Express i njëjti është sulmuar nga një person i dyshuar dhe zyrtari policor e ka përdorë armën në vetëmbrojtje.
Krejt kjo ka ndodh gjatë një bastisje që po zhvillohet në këtë lagje, me urdhër të gjykatës.
Deri më tani aty është gjetur municion dhe pesë armë ilegale të tipit AK-47, thanë burime.
Gjithashtu bastisja është duke vazhduar.
Nuk dihet nëse nga të shtënat me armë zjarri ka ndonjë të lënduar.