Futbollisti i Prishtinës, Otto John, mbetet në paraburgim për një muaj

- in Sport

Sulmuesit të FC Prishtinës, Otto John i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Futbollisti nigerian ishte arrestuar para tri ditësh në kryeqytet dhe ishte në paraburgim pasi dyshohet se ka marr shërbime seksuale nga një viktimë e trafikuar.

“Po, sot është mbajtur seanca për caktimin e paraburgimit. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka marrë Aktvendim me të cilin i caktohet paraburgimi në kohëzgjatje prej një muaj, deri me datën 06.06.2022”, ka thënë Hajdari për Klan Kosova.

Hajdari theksoi se kjo është masë është e pa bazuar dhe për të cilën do të dorëzojnë ankesë kundër Aktvendimit.

“Ne si mbrojtës konsiderojmë se kjo masë është e pa bazuar dhe për të cilën do të dorëzojmë ankesën kundër Aktvendimit brenda afatit ligjor prej 24 orë”, deklaroi ai.