Cili është vendi më i shtrenjtë për të jetuar në Ballkan, ku radhitet Kosova?

- in Kuriozitete

Vendi më i shtrenjtë në Ballkan është Kroacia që në listën prej 139 vendeve renditet në vendin e 59-të.

Kosova radhitet në vendin e 134-të si vendi më i lirë në Ballkan.

Sipas një infografike të publikuar nga Radio Evropa e Lirë në edicionin serb, Kroacia ka çmimet më të larta në Ballkan ndërkaq në Kosovë më të ulëtat në rajon.

Pas Kroacisë, vjen Mali i Zi, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe e fundit në listë është Kosova si vendi më i lirë.

Në nivel botëror, Bermudet dhe Zvicra janë vendet më të shtrenjta për jetë ndërsa Pakistani dhe Afganistani më të lirat.